Vllaznia e futbollit te femrave ka marre edhe nje tjeter fitore ne kampionat dhe afrohet gjithnje e me shume me titullin e 10-te kampion rradhazi.
Pasditen e sotme skuadra e drejtuar nga Nikolin Leka ka fituar me rezultatin e thelle 7-0 ndaj ekipit te Kukesia ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Barbullushit.
Ka qene futbollistja Arlinda Kodra qe ka zhbllokuar rezultatin e me pas kane shenuar edhe Megi Doçi dhe Esmeralda Franja, nderkohe qe ka patur edhe nje autogol te futbollistes Avullija te Kukesit. Ne kete menyre, pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 4-0 ne favor te Vllaznise.
Ne pjesen e dyte nderkohe Vllaznia ka shenuar edhe tre gola te tjere me Luçije Gjinin dhe Megi Doçin qe shenoi edhe dy te tjere duke kompletuar fitoren e thele 7-0 te Vllaznise.
Ajo vazhdon te kryesoje e vetme renditjen me pike te plota- 45, pas 15 javesh kampionat dhe tashme i kane mbetur edhe tre “pengesa” deri tek titulli kampion./SHKODRA- SPORT.COM/