HomeFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia femra merr edhe fitoren e dytë në “Champions”, por nuk i...

Vllaznia femra merr edhe fitoren e dytë në “Champions”, por nuk i mjafton për t’u kualifikuat

Dominimi nga ekipi i femrave të Vllaznisë në futboll po vazhdon.

Vajzat e drejtuara nga tekniku Nikolin Leka kanë marrë fitoren e dytë në grupin e tyre, duke mposhtur ekipin e Aneni Noi (Moldavi).

1-4 triumfuan vajzat shkodrane, me gola të shënuar nga Uendi Muja në minutën e 38′ dhe Megi Doçi në minutën e 41′. Në pjesën e dytë, rrjetën do ta gjenin edhe Lucie Gjini dhe sërish Uendi Muja, që ishte dhe lojtarja më e mirë e këtij takimi.

Goli i vetëm për skuadrën moldave do të vinte vetëm një minutë para përfundimit të takimit.

Kjo ishte fitorja e dytë për Vllazninë e femrave, pasi në ndeshjen e parë dominuan totalisht kundër skuadrës Parnu (Estoni), duke i mposhtur  3-1./vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments