Vllaznia ne futboll per femra eshte shpallur pasditen e sotme “kampione dimri”. Ne ndeshjen e fundit per kete vit, ajo ka fituar me rezultatin e thelle 8-0 ndaj Partizanit.

Si rrjedhoje pas 10 javesh kampionat te luajtura, ajo ka arritur te grumbulloje 25 pike, me 8 fitore dhe 1 barazim, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte i shkelqyer prej 89 golash te shenuar dhe vetem 2 te pesuar.

Po me 25 pike eshte edhe Apolonia e cila ka nje golaverazh 77-4. Ne keto rrethana, ekipi shkodran mban vendin e pare dhe merr titullin simbolik te “kampiones se dimrit”.

Kuptohet qe kjo nuk eshte gje rastesore sepse Vllaznia po fiton prej 9 sezonesh gjithçka dhe me shume siguri do te vazhdoje te fitoje serish sepse eshte ekipi me serioz, me i forte dhe me korrekti ne te gjitha drejtimet ne krahasim me ekipet e tjera te futbollit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/