Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në kampionat. Ajo ka fituar Brenda në kryeqytet ndaj njërës prej skuadrave rivale në luftën për titullin kampion, pikërisht ndaj Tiranës, me rezultatin 3-2. Takimi I zhvilluar në palestrën sportive “Fahrije Hoti” ka dhuruar shumë emocione. Seti I parë është fituar nga bardheblutë me rezultatin 25 me 21 ndërkohë që seti I dytë është fituar nga Vllaznia 25 me 22. Në këtë mënyrë është barazuar numri I seteve ndërkohë që në të tretin është sërish Tirana që fiton 25 me 10 por shkodranët kanë reaguar sërish duke fituar të katërtin në shifrat 25 me 19. Kësisoj ndeshja ka shkuar me set final në të cilin Vllaznia e trajnerit Artan Kalaja ka fituar 16 me 14 duke fituar krejt ndeshjen kësisoj në shifrat 3-2. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për kuqeblutë sepse ato vazhdojnë të ruajnë vendin e parë në renditje, me pikë të barabarta me Studentin. Pikërisht e shtuna e ardhshme do të dhurojë shumë emocione sepse në Shkodër do të përballen me njëra- tjetrën këto dy skuadra në një sfidë që do përcaktojë përfundimisht vendin e parë para ndeshjeve të plej- ofit. Vllaznia është rritur shumë kohët e fundit dhe ardhja e dy të huajve, Boshkoviç e Kuç, ka ndikuar për mirë. Po ashtu edhe tre miqësoret e zhvilluara me ekipin malazez të Buduçnostit kanë ndikuar për përmirësimin e formës sportive të skuadrës dhe tashmë asaj nuk I mbetet gjë tjetër veçse të mundë Studentin të shtunën që vjen dhe më pas të synojë titullin kampion.
© shkodrasport.com