Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia fiton 4-1 miqësoren me Tërbunin

Vllaznia fiton 4-1 miqësoren me Tërbunin

Vllaznia e ka fituar me rezultatin 4-1 ndeshjen miqesore ndaj Terbunit te luajtur paraditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Autor i te vetmit gol ne pjesen e pare ka qene sulmuesi Çoba 8 minuta para fundit te saj. Ai ka marre nje pas te bukur nga e djathta dhe fare prane portes nuk ka hezituar ta dergoje topin ne rrjete.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Zogoviç, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Heriç, Da Silva, Kruja, Latifi dhe Çoba.

Ne pjesen e dyte te Vllaznia jane zevendesuar te gjithe futbollistet dhe kjo pjese dhuroi edhe 4 gola. Fillimisht barazoi Terbuni me ane te nje 11-metershi shenuar nga Peqini.

Me pas kaloi Vllaznine ne avantazh Mustedanagiç, per t’i lene vendin golave te A. Hoxhajt e Maliqit dhe perfundimisht 4-1 per te.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments