Vllaznia ka arritur të sigurojë vendin e katërt në klasifikim, falë një fitoreje ndaj Bylisit në transfertë me rezultatin 1-2.

Skuadra shkodrane arriti të përmbyste golin e Lajthisë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Ndërkohë, kjo humbje ia bën të pamundur qëndrimin në Superiore skuadrës së Bylisit që rikthehet në Kategorinë e Parë pas një sezoni.

Lajthia në minutën e 36 kaloi Bylisin në avantazh por një minutë më vonë barazoi Jonuzi. Në të dytën, ishte Latifi ai që shënoi golin e dytë duke i dhënë fitoren për Europën skuadrës së Vllaznisë.

BYLIS 1-2 VLLAZNIA
Golat: 36′ Lajthia / 37′ Jonuzi, 67′ Latifi