Partizani është kampion i Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Demat ia dolën që të fitonin ndaj Teutës dhe të ngrejnë lart trofeun pas 3 vitesh mungesë.

ë kuqtë kështu fitojnë vetëm në javën e fundit me pike të barabarta me Tiranë e cila fitoi ditën e sotme me Erzenin 2-1, port ë kuqtë fitojnë falë përballjeve direkte mes tyre.

Një festë e madhe në “Arenën e Demave”, ku goli i Arinaldo Rrapajt dhe Tedi Carës do të ishte vendimtarë në këtë sfidë.

Pas 36 –javësh Partizani i Giovanni Colellës grumbulloi 67 pikë, ku arriti të merrte 20 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Me një golavarazh 55 gola të shënuar dhe 37 të pësuar.