E ka luajtur sot ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Bilisht Sport dhe ndonese kishte lene pushim disa prej titullareve, Vllaznia e femrave e ka fituar me rezultatin e thelle 11-0 sfiden e rradhes.
Takimi eshte luajtur mesditen e sotme ne stadiumin e Devollit dhe eshte dominuar nga vajzat shkodrane qe nuk kane hasur veshtiresi ne arritjen e fitores.
Protagonistja kryesore si gjithnje me golat e shumte te shenuar ka qene Megi Doçi qe ne kete ndeshje ka shenuar plot 7 gola ne kete 90 minutesh.
Kater te tjeret mbajne firmen e Kodres, Vuksanit (2) dhe te Lufos. Ne kete menyre me rezultatin e thelle 11-0 eshte mbyllur kjo ndeshje per Vllaznine qe ne kete menyre arrin te marre fitoren e rradhes per kampionat.
Kampionet ne fuqi te vendit jane ngjitur tashme ne kuoten e 18 pikeve duke qene me pike te plota dhe ecin te sigurta drejt titullit te tete kampion rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/