Vllaznia eshte shpallur fituese e kupes se organizuar me rastin e 100 Vjetorit te krijimit te klubit shkodran. Ajo ka mundur ne kete perballje ekipin e Prishtines me rezultatin 3-2.
Ne fakt kane qene miqte ata qe fituan setin e pare me shifrat 25-21. Reagon Vllaznia dhe fiton setin e dyte me shifrat 25-22.Ne te tretin eshte ekipi i Prishtines qe fitoi 25-22 dhe nderkohe ne te katertin ka shume rivalitet megjithate ne fund ka triumfuar ekipi shkodran 26-24 duke barazuar shifrat ne 2-2 dhe duke e çuar kete te fundit ne set final.
Seti i fundit ka patur shume rivalitet dhe per rrjedhoje keshtu ka vijuar nga fillimi e deri ne fund. Ne fillim shifrat shkojne ne 14-14, me pas ne 15-15, 16-16, 17-17 dhe 18-18.
Por ketu frenat e lojes i merr ne dore ekipi shkodran qe ka shenuar dy piket e fundit dhe duke fituar kete set 20-18 dhe krejt ndeshjen me shifrat 3-2.
Ne ceremonine permbyllese, pergjegjesja e zyres se sportit ne Bashkine Shkoder Vinifreda Gazulli ka pergezuar sportistet e te dy ekipeve qe moren pjese ne kete kupe te organizuar me rastin e 100 vjetorit te themelimit te shoqnise Vllaznia.
Me pas ka qene drejtori i Sportklub Vllaznia Mark Kroqi i cili i ka dorezuar kupen kapitenit Nikolin Qafarena, por pa harruar te falenderoje edhe ekipin e Prishtines qe nderoi me pranine e tij ne kete aktivitet, duke kerkuar prej tij qe bashkepunimi te vijoje edhe me tej dhe jo vetem ne raste festash.
www.shkodrasport.com