Nga Endri ÇINARI
I ftuar mbrëmë në një lidhje direkte në rubrikën sportive të RTSH Shkodra ishte edhe Tefik Osmani. Drejtori teknik i Vllaznisë foli për ecurinë më se pozitive të kuqebluve këtë periudhë. Por ish-mbrojtësi nuk u zhbalancua duke ulur euforinë që mund të kapë skuadrën. Korçari theksoi se gjithçka vjen si rrjedhojë e një bashkëpunimi nga presidenti i klubit e deri tek punëtorët e stadiumit “Loro Boriçi”.
Osmani tha: “Po kalojmë një moment të shkëlqyer forme dhe këtë djemtë po e tregojnë nga ndeshja në ndeshje. Mund të them se fitorja e fundit në Korçë kundër Skënderbeut ishte nga më të rëndësishme. Pse e them këtë? Sepse ishte konfirmim, konfirmim se kjo është Vllaznia. Një ekip që me disiplinë, harmoni dhe stërvitje po arrin këtu ku është. Dhe besoj se këto 3 parime po na çojnë drejt sukseseve dhe fitoreve.
Osmani drejtor? Unë erdha tek skuadra disa javë pas profesor Qatipit. E pashë se Vllaznia nuk ishte aty ku duhet dhe duhej ta çonim ku e meriton.
Nuk është vetëm merita ime, por e para e profesorit që mori përsipër një risk. E po ashtu e Livorekes, Lekiqit, Shtubines, stafit teknik dhe atij mjekësorë. E po ashtu edhe punëtorëve që i shërbejnë këtij klubi. Ku po e lë në fund presidencën që ka krijuar kushtet që ne të punojmë të qetë.
Ndeshjet e rradhës? Duke nisur nga kjo fundjavë ku kemi Kukësin nuk duhet aspak nënvlerësim. Ne hymë me qëllimin për të marrë maksimumin në çdo duel dhe kështu do bëjmë edhe ndaj kuksianëve.
Shorti i kupës? Nuk kisha preferenca, të gjitha skuadrat janë të forta përderisa kanë shkuar në gjysmëfinale.
Më mirë tek Tirana apo Vllaznia? Dua të shijoj momentin. Por e dalloj diferencën, megjithëse një përgjigje më të saktë do e jap kur të përfundojë kampionati”./www.shkodrasport.con/