Vllaznia ne basketboll per femra ka fituar nje tjeter ndeshje ne kampionat dhe kesisoj vijon me shume optimizem drejt arritjes se objektivit te saj per kete sezon.

Perballe saj ka qene ekipi i Elbasanit dhe ne fund te takimit te luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Vllaznia ka fituar me rezultatin 80-78.

Megjithate duhet thene se nuk ka qene nje fitore e lehte, perkundrazi ajo eshte arritur vetem ne sekondat e fundit te ndeshjes. Ndonese Vllaznia kishte fituar edhe fazen e pare ne Elbasan, kete here e ka patur me te veshtire te arrije suksesin.

Madje, basketbollistet elbasanase kane zhvilluar nje ndeshje shume te mire dhe ne shumicen e kohes kane qene ne avantazh por ne fund, pervoja e disa prej lojtareve te Vllaznise ka ndikuar ne permbysjen e shifrave. Megjithate ne sekondat e fundit, Elbasani ka patur topin ne zoterim dhe ka tentuar te shenoje por nuk ia ka dale.

Kesisoj Vllaznia ka fituar me dy pike diference, pikerisht ne shifrat 80-78. Ndeshjen e rradhes, vajzat kuqeblu do ta luajne serish ne Shkoder, por kete here ndaj Flamurtarit.
www.shkodrasport.com