Në Shkodër rishfaqet frika e arbitrimit. Fakti që përballë do të jetë Teuta, skuadra e cila i eliminoi nga Kupa përmes një arbitrimi skandaloz, i ka bërë drejtuesit e klubit të ngrenë zërin në prag të sfidës së nesërme, ndoshta duke parandjerë diçka jo të mirë në këtë drejtim. Për këtë arsye, në orët e mbrëmjes së sotme ata kanë shpërndarë një deklaratë për shtyp në të cilën thuhet: DEKLARATE PER SHTYP
Ndeshja e neserme ndaj Teutes siç e kemi thene gjate gjithe ketyre diteve, konsiderohet shume e rendesishme per ekipin tone. Per kete arsye, perderisa ne perballjen e fundit me kete ekip, KF Vllaznia ka nje histori aspak te kendshme, shpresojme shume qe te mos perseritet skenari i eliminimit tone ne kupe pikerisht nga gjykimi skandaloz i Enea Jorgjit ne ate ndeshje. Ne kerkojme arbitrim te drejte dhe te korrekt ne kete takim dhe ne fushe te fitoje ekipi me i mire. Ecuria e ketij sezoni ka treguar se Vllaznia eshte ndeshkuar nga arbitrimet jo vetem ne ndeshjen e kupes me Teuten, por edhe ne disa ndeshje te tjera si ato me Partizanin, Kukesin, Flamurtarin dhe ndonje tjeter. Per te gjitha keto, ne shpresojme qe neser te jete çdo gje korrekte ne fushen e lojes.
KF Vllaznia