Vllaznia futsall nuk e ka nisur mire kampionatin, por kjo nuk i ka zhgenjyer drejtuesit dhe futbollistet e ketij ekipi te cilet premtojne kthesen ne ndeshjet e ardhshme. Ne dy te parat, kuqeblute e drejtuar nga Bujar Celufaj kane dale te mundur nga fusha e lojes.
Ne kete kampionat marrin pjese 4 ekipe dhe ne javen e pare Vllaznia ka luajtur ne transferte ndaj ekipit te Partizanit me te cilin eshte mundur me rezultatin e thelle 11-4, pas nje paraqitje aspak te mire te ekipit shkodran.
Golat per te ne kete ndeshje mbajne per autore futbollistet Saimir Hyseni, Saimir Pepushaj, Besald Beci dhe Ari Djepaxhia, gola qe gjithsesi nuk kane mjaftuar per asgje sepse kundershtare ka shenuar plot 11 te tille.
Ne ndeshjen e dyte, Vllaznia ka luajtur serish ne transferte kete here ndaj Tiranes me te cilen ka humbur ne shifrat 1-3. Golin e vetem per kuqeblute e ka shenuar Senad Lekaj. Por ne kete ndeshje, drejtuesit shkodrane kane patur verejtje per arbitrimin qe sipas tyre ka ndikuar ne rezultatin e saj.
Ndeshjen e trete te kampionatit, Vllaznia futsall do ta luaje ne fillim te janarit ne Shkoder ndaj Flamurtarit, ku padyshim qe do te kerkohet kthesa dhe fitorja./SHKODRA-SPORT.COM/