Vllaznia ka gabuar pikërisht atëherë kur nuk duhej. Ndaj Apolonisë sot në Shkodër, ajo nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi. Një ndeshje që ka patur brenda edhe tensionin në fundin e saj për një 11-metërsh të padhënë nga gjyqtari në favor të shkodranëve dhe për shtesën prej 5 minutash të moslejuar të plotë nga ana e gjyqtarit. Megjithatë Vllaznia tregoi se ende nuk është në atë nivel që pritej duke treguar dobësi edhe ndaj një Apoloni që më së shumti ka më tepër se gjithçka tjetër ambicjet e trajnerit Gjoka për të bërë diçka të mirë. Ndeshja ka filluar me gol.Aksion model i Vllaznisë, topi i Smajlit shkon tek Deliç i cili merret vesh mjaft mirë me Dragoin dhe ky e dërgon topin në rrjetë. Të krijohet përshtypja se shkodranët do ta kenë të lehtë në këtë ndeshje aq më tepër që luanin ndaj një skuadre me futbollistë të rinj si Apolonia. Pas golit ka edhe një rast të Smajlit dhe vetëm kaq. Shkodranët kënaqen dhe kalojnë në eufori. E mendojnëndeshjentëfituar mesa duketdhepërrrjedhojë e ulintempin e lojës. Nga kjo përfiton Apolonia e cila fillon të kontrollojë mesfushë. Sheh edhe drejt portës së Vujadinoviç dhe në të dytin rast të krijuar në portën shkodrane, arrijnë të shënojnë golin e barazimit me anë të Ribajt në minutën e 27-të. Pas këtij goli, në pamje të parë I papritur për Vllazninë, nuk vërehet ndonjë rritje e lojës së saj.Pjesa e parë është mbyllur në barazim me rezultatin 1-1. Në të dytën u mendua se gjërat do ishin më ndryshe për Vllazninë. Edhe zëvendësimi I Rexhës me Hysën në sulm nuk sjell efekt sepse nuk rritet forca goditëse në portë. Vendasit më tepër mundohen të shfrytëzojnë goditjet standarte teksa me anë të Beqirit dhe të Deliç I ofrohen golit, madje në minutën e 82-të kapiteni kuqeblu arrijnë të godasine dhe traversën por pa rezultat sepse rezultati nuk zhbllokohet. Presioni rritet dhe për ta shtuar edhe më shumë atë mendojnë gjyqtarët e takimit. Në minutën e 89-të, Smajli pengohet në mënyrë të parregull mbi vijën e zonës së rreptësisë nga afrikani Adeknule. Gjyqtari Beqiri, I sinjalizuar edhe nga asistenti Doda ndërpresin lojën. Ka ndërhyrje të parregullt ndaj Smajlit dhe për rrjedhojë ka 11-metërsh. Kështu mendojnë shkodranët por nuk janë të këtij mendimi gjyqtarët. Ata vendosin për goditje në hyrje të zonës dhe karton të verdhë për mesfushorin fierak, I dyti për të dhe largim nga fusha me të kuqin. Një vendim që sjell irritimin e të gjithëve në stadium. Sikur të mos mjaftonte kjo, kryesori Beqiri akordon 5 minuta shtesë dhe pa u mbyllur ende minuta e tretë, ai vërshëllen për përfundimin e krejt takimit. Një mbyllje që krijon edhe më shumë tension në stadium megjithatë ndeshja ka përfunduar me barazimin 1-1. Apolonia merr një pikë shumë të çmuar dhe njëkohësisht të merituar Brenda në Shkodër ndaj një Vllaznia që tregon sërish dobësi në lojën e saj.
Vllaznia- Apolonia 1-1
Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Beqiri, Osmani, Semina, Belisha (Nallbani 73’),Tafili, Hajdari (Shtubina 65’), Dragoi, Deliç, Rexha (Hysa 46). Tr: Sh. Duro.
Apolonia: Miço, çela, Llenga, Ndoni, Cimili, Adeknule, Muçaj, Jakupi (Tepshi 87’), Dushku (Popoviç 60’) , Rama, Riba. Tr: E. Gjoka
Shënues: Dragoi 2’, Ribaj 27’
Gjyqtarë: A. Beqiri, e. Doda, E. Derraj (Tiranë)
Kartonatëverdhë: Semina, Dragoi, Adeknule (2), Muçaj, Rama, Miço
Karton i kuq: Adeknule
www.shkodrasport.com
Dritan Smajli duke u ankuar tek Ilir Shulku per 11-metershin e padhene ndaj tij