Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ka shënuar sërish. Ka ndodhur kështu ditën e djeshme teksa ai ka qenë protagonist për skuadrën e tij Sepahan në takimin derbi të luajtur ndaj Persepolis. Ai nuk ka qenë titullar nga minuta e parë por është futur në lojë në minutën e 70-të nga ana e trajnerit Kranjçar. Në ato momenti Sepahani udhëhiqte me rezultatin 1-0 por kundërshtari po bënte presion për të barazuar. Pikërisht atëherë, për skuadrën e tij ka menduar Sukaj i cili ka goditur fort me të majtën dhe e ka dërguar topin në rrjetë dhe në këtë mënyrë e gjithë ndeshja është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës me të cilën luan futbollisti shkodran.

Ky është goli i pestë i Sukajt në këtë kampionat, duke treguar se mbetet një pikë e fortë për këtë skuadër megjithatë në adresë të tij ende nuk kemi asnjë ftesë nga ana e trajnerit të kombëtares shqiptare De Biazi. Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar duke bërë punën e tij dhe duke e ndihmuar Sepahanin të arrijë objektivat që ka.
www.shkodrasport.com