Pavarësisht se nuk ka asgjë zyrtare përsa I përket rikonfirmimit të dyshes Mirosllav Vujadinoviç e Kristian Dragoi ajo që mësohet është se të dy lojtarët mund të thonë “po”, përsa I përket vazhdimësisë së tyre me Vllazninë. Të dy lojtarët mësohet se kanë marrë ofertën shkodran edhe për një sezon tjetër me ekipin  e Vllaznisë. Një oferte që sipas burimeve pranë klubit kuqeblu është e përafërt me atë që dy lojtarë kanë përfituar në këtë sezon. 

Mirepo aspketi financiar nuk duket se ka qenë problem I vazhdimësisë së këtyre lojtarëve me ekipin e Vllaznisë.  Por një nga shkaqet që lojtarët nuk po thonë një “po” përfundimtare për këtë sezon është vetëm fakti që të dy lojtarët po shikojnë ofrtat që po vijnë në këtë periudhë në drejtim të tyre. Ndoshta ato mund të jetë më tunduese dhe kjo mund të vërë në dilemë qëndrimin e tyre pranë Vllaznisë.
Vujadinoviç
Gardiani I portës ka patur oferta të shumta nga jashte superligës që Sllovakia mbetet një alternativë e parë për të. Por nga sa dihet në garë për malazezin janë vënë edhe Flamurtari, por edhe Tirana në superligën tonë.  Vuajdinoviç me plot gojë mund të thuhet se ka qenë një nga portierët më të mirë të superligës sonë. Afrimi I tij pranë Vllaznisë, tre sezone më parë ka rezultuar I sukseshëm. Drejtuesit e klubit ia kanë rinovuar kontratën malazezit edhe në një periudhë kur gjërta ishin të turbullta. Ai momentalisht është një ndër lojtarët më të paguar të ekipit të Vllaznisë. Ai mësohet se ka përfituar afro 35 mijë euro  në sezon me ekipin e Vllaznisë. Kjo shumë mëoshet se I është ofruar përsëri këtij lojtarë, I cili mund të zgjedhë Shkodrën jovetëmpër këtë arsye, por edhe për vetë popullaritetin që ai ka në Shkodër si edhe për faktin e thjeshtë të afërsisë në kilometra që ka me familjen e tij në Podgoricë. Vetë porieri ende nuk është shprehur I prerë, për një konfirmim të tij, por megjithatë nuk është edhe I mendimit që të lërë Vllazninë.
Dragoi
Danny siç edhe thërritet kristian Dragoi në Shkodër është shumë pranë firmosjes për të dytin sezon me radhë me ekipin e Vllaznia. Jovetë atmosfera që mbizotëron në Shkodër për këtë lojtarë, por edhe oferta që I kanë bërë drejtuesit duket se e joshin lojtarin. Megjithatë si një profesionist Danny nuk ka kërkuar që të thotë po që herën e parë. Ai është lojtari I dytë më I paguar pranë ekipit të Vllaznisë me një shumë prej 30 mijë eurosh në sezon. Kjo mund të jetë tunduese për këtë lojtarë, për më tepër, kur mësohet se në drejtim të lojtarit nuk ka oferta konkrete.  Me shumë siguri rumuni mund të jetë ndër të parët që mund të konfirmoj vazhdimesinë e tij me Vllazninë.

Admir URUÇI