Formacioni i Vllaznisë për ndeshjen e rradhës me Partizanin, do të jetë gati i njëjtë me atë të ndeshjes me Teutën, ku morën një barazim 1-1.
Trajneri Elvis Plori beson se rreshtimi 4-2-3-1 është ai më i përshtatshmi për këtë grup lojtarësh që ka në dispozicion. Në portë pritet të jetë Zogoviç.
Në mbrojtjen me katër lojtarë, pritet të luajnë Gurishta, Adili, Bulatoviç dhe Hakaj, teksa malazezi ndaj Teutës ishte i pezulluar. Në mesfushë, Jonuzi dhe Krymi janë të sigurt në qendër.
Hoxhaj dhe Latifi do të pozicionohen në krahë, ndërsa maqedonasi Gjurgjeviç do të luajë pas shpinës së sulmuesit kryesor, Ante Aralica. Me këtë formacion, kuqeblutë do të kërkojnë fitoren e kthesës ndaj Partizanit.
Megjithatë, mbetet për t’u parë deri ditën e ndeshjes, nëse do të ketë ndryshime të tjera.
Maringlen ZHIVANI