Ndeshja e neserme ndaj Skenderbeut eshte pergatitur si duhet ne kampin shkodran dhe tashme çdo gje duket gati per sfiden qe do te startoje ne oren 16.45 ne stadiumin e qytetit te Korçes.
Vllaznia ka zhvilluar paraditen e sotme seancen e fundit ne kete pragndeshje dhe me pas ka marre rrugen drejt qytet juglindor ku dhe ka kaluar naten.
Nderkohe trajneri Brdariç e beri edhe vete te qarte se per kete ndeshje nuk do te kete te gatshem brazilianin Da Silva, nderkohe qe ka konfirmuar edhe rikthimin ne mbrojtje te Diagne.
Ne keto rrethana pritet te kete edhe levizje ne formacion. Keshtu, perpos portierit Zogoviç, ne katershen e mbrojtjes do te luajne Gurishta, Adili, Diagne dhe Hakaj.
Ka nje dileme per mesfushen ne fakt. Nese Kruja spostohet ne linjen e djathte si sulmues anesor ne vend te Da Silves, ka nje dyshim qe Gjurgjeviç te luaje ne vend te Heriç duke formuar treshen e mesfushes bashke me Krymin e Jonuzin.
Nese nuk ndodh kjo, Heriç mund te jete serish ne fushe, e Gjurgjeviç mund te provohet ne te djathte, ndersa Latifi eshte ne te majte dhe Aralica ne maje te sulmit./SHKODRA-SPORT.COM/