“Ismael Dunga është në shitje”. Kështu u shpreh drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes me Teutën.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi shkodran është duke negociuar transferimin e kenianit me një ekip kinez dhe një japonez për shifrën e 130 mijë dollarëve.

Një shumë jo e vogël për klubin shkodran, për më tepër që sulmuesi nuk ka as 5 muaj pjesë e Vllaznisë.
Dunga ka shënuar 4 gola në vetëm 7 ndeshje këtë kampionat me fanellën kuqeblu.

Prej një muaji ai ndodhet në Kenia për shkak të problemit me dokumentacionin. Javën e ardhshme pritet të mbërrijë në Shkodër, ndërsa drejtuesit e Vllaznisë presin të mbyllin marrëveshjen për ta shitur.