Vllaznia do luaj të dielën në orën 13:00 me Apoloninë në Fier. Transferta vlen për javën e 28-të të Superligës, ndërsa për këtë duel trajneri i shkodranëve mund te ketë gati edhe Abdurraman Fangaj.
Mbrojtësi u bashkua me Vllazninë në nëntorin e vitit të shkuar, teksa prej dëmtimit nuk ka zhvilluar asnjë takim sepse ka qene ne fazen e rikuperimit.
23 vjeçari shkodran prej disa ditesh ka nisur të zhvillojë stërvitje të plota me grupin, ndërsa mund të jetë gati për trajnerin Brdariç në finalet e mbetura të këtij sezoni.
Vendimin perfundimtar megjithate do ta japin mjeket, pas konsultimit edhe me stafin teknik te cilet do te vendosin per fatin e metejshem te ketij lojtari.
Ish-lojtari i Laçit për katër sezone zhvilloi paraqitje të mira te kurbinasit dhe kthimi në shtëpi e ka parë me një dëmtim që duket se është lënë pas plotësisht.