Vllaznia thuajse gjithmonë e ka zhvilluar fazën përgatitore në Ulqin dhe gjithmonë ka pasur vështirësi për të gjetur kundërshtarë për ndeshjet miqësore, të domosdoshme në këtë periudhë. Shkodranët po stërviten aktualisht në Mal të Zi dhe shpresuan të gjenin një ekip vendës si kundërshtar për miqësore, por nuk ia kanë dalë dhe nesër pritet të luajnë një miqësore me Vllazninë B. Afërsia gjeografike e lejon skuadrën B të udhëtojë brenda ditës për ta luajtur këtë ndeshje.
Ndryshim programi do të ketë vetëm nëse sot vjen “ok”-i nga ndonjë ekip malazez për të luajtur nesër ndaj Vllaznisë. Në këtë test trajneri Ernest Gjoka do të shohë nga afër edhe gjendjen e katër lojtarëve të ardhur ne merkaton e dimrit, që janë Sukaj, Malota, Berisha dhe Mersini. /vipsport/