Dritë jeshile të Vllaznia. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin shkodran se është arritur marrëveshja mes palëve, për të zgjidhur këtë situatë kritike.
Mësohet se senatorët e ekipit, kanë rënë dakord me kryebashkiaken Ademi, që të dalin nesër në stërvitje dhe të vazhdojnë përgatitjet normalisht për rifillimin e kampionit.
Numri një i klubit, znj, Voltana Ademi, u ka premtuar lojtarëve se çështja financiare do të zgjidhet para ndeshjes së parë në 3 qershor.
Sot nderkohe pritet te kete nje komunikim tjeter te kapitenit Lika me kryebashkiaken Ademi per te saktesuar edhe njehere disa gjera dhe neser mendohet qe ekipi t’i rikthehet normalitetit ne stervitje.