HomeFUTBOLLVllaznia godet në merkato, firmos me mbrojtësin e kombëtares malazeze

Vllaznia godet në merkato, firmos me mbrojtësin e kombëtares malazeze

Vllaznia ka nisur nga puna në merkato dhe ditën e sotme ka njoftuar marrëveshjen me një mbrojtës. Fjala është për Darko Bulatoviç, i cili është një lojtar i kombëtares së Malit të Zi.

Mbrojtësi në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Sutjeskës së Nikshiqit në kampionatin malazez.

Kështu, pritshmëritë janë të mëdha për këtë futbollist që duhet t’i ndihmojë shkodranët edhe në Kupat e Europës.

Sakaq, kuqeblutë përveç zyrtarizimit të Bulatoviç, lajmërojnë edhe goditje të tjera cilësore në merkato për të arritur objektivat e klubit. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments