Drejtuesit e klubit të Vllaznisë kanë vendosur që për ndeshjen ndaj Flamurtarit të jetë hyrja e lirë për tifozët. Kjo fushatë vjen për afrimin e sa më shumë tifozëve në stadium.
Në një njoftim të skuadrës shkodrane në rrjetin social “Facebook”, njoftohet se në ndeshjen Vllaznia-Flamurtari, të vlefshme për turin e parë të Kupës, do të jetë hyrja e lirë për tifozët. Një nismë interesante, kur për Vllazninë, tifozët ka qenë të shumtë gjithmonë.
Interesimi i tifozëve kuqeblu ka qenë pothuajse përherë i lartë për ekipin e tyre të zemrës dhe skuadra shkodrane ka vendosur që për tifozët në këtë ndeshje, hyrja të jetë e lirë. Kjo është një nismë e ndërmarrë për të bërë të mundur afrimin e sa më shumë tifozëve në stadium.
Tifozët kanë qenë dhe mbeten një mbështetje e madhe për ekipin, me atë që kanë treguar gjithmonë gjatë gjithë sezoneve futbollistike. Tashmë, është koha që edhe skuadra kuqeblu të ofrojë diçka për tifozët.
Vllaznia ndër vite është quajtur si një familje nga ata që janë tifozë fanatikë të këtij ekipi dhe më në fund, kjo gjë është kuptuar edhe nga vetë drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë.
Maringlen ZHIVANI