Me tre golat e djeshem, e ka çuar ne pese numrin e tyre te shenuar ne kater javet e deritanishme te kampionatit. Gerald Kubazi eshte nje element per te cilin te gjithe specialistet thone se i takon se ardhmes.

E kemi fjalen per sulmuesin e Vllaznia U17 i cili dje “la nam” me paraqitjen e tij ndaj Tiranes duke shenuar te tre golat ne fitoren 3-2 ndaj kesaj skuadre.

Vete Geraldi duket se me shume deshire ka te flase ne fushe sepse per mediat, megjithate ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport”, ka premtuar se do te vazhdoje te punoje fort ne stervitje per t’u rritur edhe me shume nga ana profesionale.

“Drejtuesit i kam ne krah dhe jane nje mbeshtetje e madhe per mua. Trajneri Lika me thote shpesh se duhet shume pune per te arritur ne nivele te larta dhe e kam te qarte se me duhet te vazhdoj te punoj fort ne çdo dite stervitje.

Une premtoj se do te shenoj serish gola te bukur siç i realizova ne ndeshjen ndaj Tiranes, nderkohe qe endrra ime fillimisht eshte te luaj me ekipin e pare te Vllaznise dhe me pas si te rrjedhin gjerat”- eshte shprehur Kubazi.

Te plote prononcimin e sulmuesit 16 vjeçar mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: