Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia humb një nga lojtarët më të rëndësishëm për 'finalen' me Partizanin

Vllaznia humb një nga lojtarët më të rëndësishëm për ‘finalen’ me Partizanin

Vllaznia mori dje pasdite nje fitore me shume vlere ndaj Kastriotit dhe tashme e sheh veten serish ne garen per titullin kampion, kur kane mbetur dhe dy jave nga fundi i kampionatit.

Shume percaktuese do te jete padyshim sfida qe ajo do te luaje diten e premte ndaj Partizanit ne “Air Albania”. Do te perballen me njera- tjetren dy prej ekipeve pretendente te cilat do te kerkojne secila fitoren.

Por per kete ndeshje, ekipi shkodran ka humbur nje nga lojtaret e tij me te rendesishem, mbrojtesin e majte Aleksandar Isaevski. Mbrojtesi maqedonas ka qene me tre kartona te verdhe dhe dje u ndeshkua me te katertin, çka do te thote se humbi “finalen” e sezonit.

Ka qene pikerisht minuta e 89-te e ndeshjes kur ai shkaktoi nje faull ndoshta te panevojshem ne gjysmefushen kundershtare dhe arbitri Beqiraj e ndeshkoi me karton te verdhe.

Isaevski e kuptoi gabimit dhe ne ate moment u pa qarte pikellimi i tij sepse vuri duart ne koke i deshperuar per humbjen e ndeshjes se rradhes. Kjo eshte pare edhe pas ndeshjes teksa ka qene shume i merzitur.

Mbrojtesi maqedonas eshte nje nga pikat me te forta te Vllaznise dhe sigurisht qe mungesa e tij do te kete ndikimin e vet ne lojen e kuqebluve megjithate stafi do te gjeje zgjidhjen e duhur per ta zevendesuar./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments