Me fitoren 3-2 ne favor te Laçit ka perfunduar ndeshja miqesore ne mes Vllaznise dhe Laçit, e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Te paret kane kaluar ne avantazh vendasit me ane te futbollistit Esat Mala ne minuten e 38-te te ndeshjes. Tre minuta me vone laçianet fituan te drejten e nje 11-metershi por topi ka perfunduar jashte dhe si rrjedhoje pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 1-0 ne favor te kuqebluve.
Por nderkohe ne fillimin e pjeses se dyte, pikerisht ne minuten e pare te saj, miqte do te barazonin shifrat. Ne minuten e 82-te Laçi do te shenonte edhe golin e dyte pas nje gabimi te portierit Jukaj. Por ndeshja nuk do te mbyllej ketu sepse ne minuten e 84-te miqte do te shenonin edhe nje gol te trete.
Megjithate miqesorja e sotme do kishte vend edhe per nje gol tjeter. Dy minuta para fundit, Dodev do te shenonte golin e dyte per Vllaznine duke ngushtuar shifrat, por nuk do kishte me kohe per gola te tjere dhe si rrjedhoje gjithçka do te mbyllej me fitoren 3-2 te Laçit.
Vllaznia e nisi ndeshjen me kete formacion: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Dragoshi, Cheshmedjiev, Krymi, Bosnjaku.
Çoba, Mala, Balaj. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe futbolliste te tjere.