Deklaratat e kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri, ku i kujtonte Firat se nuk është aty për të ndjenjur, duket se kanë zgjuar Vllazninë.
Pas firmave me Herald Markun dhe Dajan Shehi, shkodranët synojnë që të përforcojnë akoma dhe më shumë mbrojtjen.
Reparti i prapavijës duket se është ai me më shumë probleme te kuqeblutë, të cilët kanë përgatitur edhe ofertën drejt një emri “BIG” në Superligë. Bëhet fjalë për Blerim Kotobellin, që sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit.
26 vjeçari shihet si profili ideal për të mbuluar këtë rol, por shpesh mund të përdoret edhe si “XHOL”, pasi nga eksperiencat e mëparshme, Kotobelli është aktivizuar edhe në mesfushë. Në ditët e ardhshme pritet të reja rreth këtij operacioni, i cili në Shkodër pritet me mjaft interes./newsport/