Nga ana e klubit bardheblu është bërë e ditur që ekziston situata dhe një detyrim i tillë. Sipas presidentit Refik Halili, i cili sqaroi në emër të klubit situatën, bëhet fjalë për një detyrim që ka KF Tirana për pjesën e kartonit të lojtarit Uinful Kobina, i cili është shitur sezonin e shkuar.

Presidenti i Tiranës konfirmoi se klubi do të paguajë detyrimin ndaj klubit ganez dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Deri në fund të sezonit çështja do të jetë e zgjidhur.

Uinful Kobina ka qenë një nga emrat më të dashur të tifozëve të Tiranës, të cilët panë mesfushorin që t’i ndihmonte të ktheheshin te titulli kampion tri sezone më parë.

Por bashkë me sukseset, atë e kanë shoqëruar edhe problemet që i sillte klubit bardheblu, si ky i fundit që u ka bllokuar merkaton kryesuesve të Superiores. Të kujtojmë dënimin për falsifikimin e lejes së qëndrimit.