HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia i bën ofertë fantazistit kroat

Vllaznia i bën ofertë fantazistit kroat

Vllaznia i ka bërë ofertë zyrtare fantazistit që shkëlqeu te Erzeni në sezonin e kaluar, Amir Kahrimanoviç. Sipas “Panorama Sport” palët janë në bisedime, por 24- vjeçari kroat mësohet se ka pretendime më të mëdha nga ajo që i ka ofruar klubi shkodran.

Kahrimanoviç është një lojtar që mund t’i bëjë shumë punë Vllaznisë në lidhjen e repartit të mesfushës me atë të sulmit, duke qenë se ka një pasim të saktë dhe për më tepër është shquar edhe për goditjet në portë.

Në sezonin e kaluar si pjesë e shijakasve ai luajti 35 ndeshje në kampionat dhe shënoi 8 gola. Mësohet se mesfushorit i ka përfunduar kontrata me Erzenin dhe tashmë është një futbollist i lirë për të zgjedhur ku do të vijojë karrierën.

Ne fakt, ne Shkoder prej kohesh flitet per mungesen e nje fantazisti, megjithate trajneri Memelli eshte munduar ta justifikoje duke thene se ate rol mund ta bejne disa nga futbollistet aktuale, por ne te vertete nje “10”-sh i mirefillte i mungon skuadres dhe mbase ky mund te jete Kahrimoviç.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments