Barcelona është zyrtarisht kampione e këtij edicioni të LaLigas. Katalanasit mposhtën Espanyolin në derbi me rezultatin 2-4 dhe sigurojnë matematikisht vendin e parë në renditje, plot 14 pikë më shumë se Real Madrid kur kanë mbetur vetëm 12 në lojë.

Katalanasit në përfundim të ndeshjes festuan në mënyrë legjitime titullin kampion me lojtarët dhe stafin që u bashkuan në mes të fushës.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Espanyol që nuk duan ta shikojnë kurrsesi kudnërshtarin historik të qytetit të festojë në stadiumin e tyre.

Ata kanë zbritur në fushën e lojës dhe kanë sulmuar lojtarët katalanas por fatmirësisht, këta të fundit u treguan më të shpejtë dhe u drejtuan me vrap në dhomat e zhveshjes. Edhe ndërhyrja e forcave të sigurisë ishte e shpejtë duke kontrolluar më pas gjithçka./newsport/