Diten e sotme eshte mbyllur kampionati grek i futbollit dhe AEK Athine eshte shpallur kampion per kete sezon. Ne vend te dyte eshte renditur Panathinaikos, ndersa ne te tretin Olimpiakosin.

Ky i fundit sot ka luajtur ndeshjen e fundit ne transferte pikerisht ndaj PAOK Selanik dhe ka fituar me rezultatin 1-0. Ne kete takim serish ne fushe ka qene titullar per 90 minuta edhe futbollisti shkodran Andreas Ndoj.

20 vjeçari ka luajtur serish ne qender te mbrojtjes dhe ka bere nje paraqitje shume te mire duke u vleresuar si nje nga me te miret ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje ka marre edhe pergezimet e stafit teknik.

Kuptohet qe paraqitjet ne keto ndeshje kane bere qe drejtuesit e Olimpiakos te mendojne qe tani per rinovimin e kontrates se Ndojit. Kontrata aktuale i mbaron ne vitin 2025, por me shume mundesi shume shpejt do te firmoset nje kontrate tjeter, me kohezgjatje me te madhe, por edhe me kushte te tjera financiare.

Klubi i njohur grek nuk deshiron ta lere te largohet kollaj nje futbollist te tille i cili ka parametra te shkelqyer fizike dhe nga ndeshja ne ndeshje po rritet, duke treguar se kemi te bejme me nje lojtar te se ardhmes.
Gjergj KOLA