Vllaznia synon që të jetë një skuadër edhe më kompakte në pjesën e dytë të sezonit dhe duket se në Shkodër duan edhe tiullin kampion veç Europës, pasi janë në rrugën e duhur në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë dhe organika në ekipin kuqeblu është mjaft premtuese. Ndaj edhe kanë nisur që të negociojnë me lojtarë cilësorë, vendas dhe të huaj.

Kështu, një ndër emrat që është kontaktuar nga drejtuesit shkodranë dhe i është bërë ofertë është edhe pogradecari Vangjel Zguro. “Vipsport.al” ka mësuar se bisedime ka pasur disa herë mes palëve kohët e fundit.

Anësori i majtë ka spikatur në vendin tonë kudo ku ka luajtur, që nga ekipet e së Parës, kur ishte fare i ri, si: Pogradeci e Butrinti, por edhe te Luftëtari, Korabi, Kamza apo dhe Kukësi në elitë.

Zguro po luan prej dy sezoneve në Amerikë, në Ligën e dytë dhe Ligën e Parë, ndërsa edhe aty ka spikatur duke luajtur si titullarë, por edhe ka shënuar eurogola. Tashmë, Zguro është në kulmin e karrierës dhe ai ka pasur oferta edhe nga shumë skuadra elitare të Superiores në verën e shkuar.

Me sa duket, janë shkodranët ata që duan të përfitojnë shërbimet e pogradecarit që është edhe një anësor i majtë i dalluar dhe që në Superiore duke qenë se e njeh mjaft mirë mund të rikthehet nëse bindet nga oferta e kuqbeluve…

Merkato ende nuk ka nisur edhe duket se skuadrat e Superiores kanë nisur që të kontaktojnë lojtarët për t’u përforcuar dhe për të qenë më solide në realizimin e synimeve që kanë në pjesën e dytë të garës./Vipsport/