Vllaznia “i ben dalje” edhe nje tjeter futbollisti. Pasditen e sotme, klubi shkodran ka njoftuar per nderprerjen e kontrates me mbrojtesin maqedonas Aleksandar Ristevski.
Ndonese ishte planifikuar te luante si titullar ne gjysmen e pare te sezonit, ai per asnje moment nuk ka arritur te binde me formen e tij dhe per rrjedhoje ka luajtur vetem ne pak ndeshje.
Si pasoje, stafi teknik nuk e ka perfshire ne planet e tij per gjysmen e dyte te sezonit dhe per kete arsye nuk ka udhetuar me ekipin per ne Oher. Nderkohe qe sot kontrata eshte nderprere. Ja njoftimi i klubit shkodran ne lidhje me kete çeshtje:
“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Aleksandar Ristevski. Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Ristevski për kontributin e dhënë këto muaj për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.