Ecuria e Bekim Balajt kete sezon tek Shturm Graz ka qene vertete e mire dhe per rrjedhoje ka marre edhe vleresimet pozitive jo vetem te drejtuesve por edhe te mediave austriake.

SturmNetz.At ka bërë vlerësimet për lojtarët e Sturm Graz përgjatë asaj se çfarë këta lojtar dhanë në fushë gjatë pjesës së parë të kampionatit.

Sipas kësaj media pranë klubit austriak, sulmuesi Bekim Balaj është lojtari i dytë më i mirë i skuadrës në bazë të asaj se çka ai ka bërë gjatë fazës së parë të kampionatit, në përshkrimin e tyre ata shkruajnë se sulmuesi shqiptar përpos 6 golave të shënuar ka mundur të asistoj për shokët e ekipit në shumë raste, Sturm Grazi ka pasur kohë pa pasur një sulmues kaq të fortë në luftën në ajër shkruan media Austriake.

Padyshim qe ky eshte nje vleresim shume pozitiv dhe po ashtu edhe drejtuesit e klubit kane shume besim tek Balaj dhe ne fazen e dyte te kampionatit me shume siguri qe ai do te vazhdoje te shenoje te tjere gola te rendesishem dhe ta ndihmoje ekipin ne arritjen e objektivave te tij.
www.shkodrasport.com