Vllaznia ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes së nesërme kundër Universitatea Craiova. Skuadra shkodrane ka marrë ngarkesën e duhur për këtë takim ku duhet marrë rezultat pozitiv për të shkuar në turin e tretë të Conference League.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi shkodran ka lajmëruar për stërvitjen zyrtare të zhvilluar sot në stadiumin e rumunëve. Pikërisht në orarin që do të luhet edhe ndeshja, shkodranët kanë zhvilluar sot seancën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa.
“Ekipi i Vllaznia ka zhvilluar sot në orën 19.30 seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen me Universitatea Craiova.
Seanca kjo e cila është realizuar pikërisht në stadiumin “Ion Oblemenco”, aty ku nesër në orën 19.30 (me orën tonë dhe 20.30 me orën e Rumanisë, do të luhet sfida e kthimit ndaj kësaj skuadre.
Kujtojmë që rezultati i ndeshjes së parë të luajtur në Shkodër ka qenë i barabartë 1-1 dhe kësisoj çdo gjë është e hapur për kualifikim në këtë takim të dytë.
Forca Vllaznia”, shkruhej në faqen zyrtare të Vllaznisë./newsport/