Me dy prej tyre ishte bere e ditur prej ditesh qe nuk ishte arritur rinovimi i kontratave dhe si rrjedhoje palet kane ndare rruget duke i uruar suksese njeri- tjetrit. E kemi fjalen per futbollistet Fjoart Jonuzi dhe Arsid Kruja.

Deshira e drejtuesve ka qene per t’i mbajtur serish dhe per kete arsye, klubi i ka ofruar kontrata te reja por lojtaret nuk kane qene te kenaqur me kushtet e saj dhe si rrjedhoje kane vendosur te gjejne zgjidhje te tjera per karrieren e tyre te metejshme.

Nderkohe sot Vllaznia ka zyrtarizuar edhe nderprerjen e bashkepunimit me sulmuesin Kristijan Vulaj. Ndryshe nga dy te paret, shqiptari nga Tuzi i Malit te Zi ka patur edhe nje vit kontrate, me te drejte zgjatje edhe nje te dyte, por klubi shkodran i ka kerkuar nderperjen e kontrates ngaqe lojtari nuk ka dhene ate çfare pritej.

Edhe vete Vulaj mesa duket nuk e ka pare te arsyeshme te vazhdoje te qendroje me ne Shkoder dhe si rrjedhoje ka gjetur gjuhen e perbashket per ta nderprere kontraten para kohe.

Klubi Vllaznia me pare kishte njoftuar mbylljen e bashkepunimit edhe me Liridon Latifin, Dajan Shehin, Darko Bulatoviç, Erdenis Gurishten, Herald Markun dhe Bojan Zogoviç. Tani sebashku edhe me Arsid Krujen, Kristijan Vulajn dhe Fjoart Jonuzin, shkon ne 9 numri i futbollisteve zyrtarisht te larguar, por te njejtin fat kane edhe Ante Aralica dhe Elvedin Heriç, ndonese klubi ende nuk u ka dhene lamtumiren./SHKODRA-SPORT.COM/