Numërimi mbrapsh ka nisur. Kurioziteti është i madh për të parë se si do të jetë Shqipëria e Sylvinhos. Sot, Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi fanelat e reja me të cilat do të përfaqësohemi në këto kualifikuese EURO 2024. Dizajni i mrekullueshëm, autenciteti i njëjtë.

Vetëm dy ditë larg ndeshjes me Poloninë, mësuam se cilat janë fanelat që do të mbajnë veshur lojtarët tanë. Dhe për t’i bërë një prezantim më spektakolar, Federata Shqiptare e Futbollit mendoi dhe u bë pjesë e “Big Brother VIP”. Programi më i ndjekur i momentit në Shqipëri ishte pjesë e një loje me gazetarin sportiv Gjergji Stefa.

Ndërkohë, të gjithë banorët mbanin veshur fanelat e Kombëtares ndarë në dy grupe. Disa prej tyre kishin të kuqet, të tjerët të zezat.

Një gjetje gjeniale e FSHF-së që bën prezantimin e fanelave përtej kufijve, në të njëjtën gjurmë që ka marrë dhenë dhe e realityshoë më i ndjekur në Shqipëri./newsport/