Vllaznia U21 do te luaje neser ndeshjen me te rendesishme te kampionatit, ate ndaj Bylisit, Ajo do te startoje ne oren 13.00 ne Ballsh dhe rezultati i saj mund te vendose shume gjera sa i takon titullit kampion te kesaj grupmoshe.

Perpara kesaj ndeshje, Bylis kryeson renditjen me 24 pike pas javes se 19-te te kampionatit, nderkohe qe Vllaznia eshte e dyta me nje pike me pak. Keto dy ekipe jane shkeputur disi nga ekipet e tjera pjesmarrese ne kampionat prandaj dhe rezultati i sfides se neserme do te vendose shume gjera.

Ekipi shkodran eshte nisur pasditen e sotme drejt Ballshit per t’u grumbulluar ne pragndeshjen me Bylisin, Synimi sic eshte shprehur edhe trajneri Plori, do te jete fitorja dhe titulli kampion e per kete arsye do tentohet fort deri ne fund.

Ende nuk eshte e qarte nese me ekipin kane udhetuar edhe lojtare te ekipit te pare pasi eshte e sigurte qe Bylis, nisur edhe nga fakti qe kampionati i Superliges eshte i nderprere, do te aktivizoje disa prej lojtareve te ekipit te pare.

Kujtojme qe ne dy kampionatet e kaluara te kesaj grupmoshe, Bylis eshte renditur i pari duke u shpallur kampion i vendit, nderkohe qe Vllaznia ne te dy rastet eshte renditur e dyta. A do te ndodhe keshtu edhe sivjet apo do kemi rrokade? Kjo gje me shume mundesi do te marre nje pergjigje te rendesishme pas ndeshjes se neserme ne mes ketyre dy ekipeve./SHKODRA-SPORT.COM/