Rikthimi në shtëpi ka qënë tepër emocionuese për kombëtaren argjentinase të futbollit. Në koret e mbi 83 mijë tifozëve, “Albicelestët” luajtën sfidën e parë si kampionë të Botës, me Lionel Scalonin që i besoi të njëjtës njëmbëdhjetëse titullare që duelojë për titullin kampion ndaj Francës në Katar.

Edhe ndaj një kombëtareje modeste si Panamaja, Argjentina vuajti jo pak për të gjetur golin. Almada theu mbrojtjen kundërshtare për të shënuar golin e epërsisë dhe krijuar më shumë liri veprimi Argjentinës.

Pak minuta më pas, kapiteni dhe ylli i saj, Lionel Messi ishte perfekt nga goditja e dënimit. ‘Pleshti’ ekzekutoi me mjeshtëri nga rreth 20 metra, për të shënuar kështu golin e 800 në karrierë mes klubeve dhe kombëtares.

Messi është golashënuesi më i mirë me Argjentinën në kuotën e 99 golave, duke thelluar distancat me një legjendë si Gabriel Batistuta. Argjentinasi ka shënuar 672 gola gjatë 17 sezoneve të tij me Barcelonën, ndërsa në dy sezonet e tij të fundit me kampionët e Francës ka shënuar 29 gola.