Pas nje dite pushimi, ekipi i Vllaznise i eshte rikthyer serish procesit stervitor. Nga sa behet e ditur, pasditen e sotme ai ka zhvilluar seancen e rradhes ne fushen sportive te Golemit.
Ne kete menyre, kuqeblute kane nisur edhe pergatitjet per sfiden e rradhes, ate qe do te luhet pasditen e se shtunes ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Partizanit.
Nga sa mesohet, ne stervitjen e sotme i vetmi futbollist qe ka munguar ka qene braziliani Victor da Silva. Siç kemi bere te ditur edhe me pare, sulmuesi anesor eshte i demtuar dhe si rrjedhoje per momentin eshte ne fazen e rikuperimit.
Perpara startit te stervitjes, trajneri Plori ka folur disa minuta me futbollistet per ndeshjen e kaluar, ate ndaj Teutes ne te cilen kuptohet qe ndikoi edhe arbitrimi ne barazimin e saj, por numri 1 i pankines shkodrane eshte ndalur edhe tek gabimet qe ka bere vete skuadra.
Ideja eshte per t’i permiresuar ato ne menyre qe ne ndeshjen e rradhes ndaj Partizanit, Vllaznia te jete ne lartesine e duhur per te kerkuar me çdo kusht fitoren./SHKODRA-SPORT.COM/