Ndryshime te Vllaznia e basketbollit te meshkujve. Burime prane skuadres bejne te ditur se nje nga lojtaret me te mire te saj, pikerisht numri 22 i saj Moore.
Nga sa mesohet, per kete lojtar ka patur interesim nga Izraeli dhe si rrjedhoje basketbollisti amerikan ka gjetur akordin me klubin shkodran duke e lene te lire te largohet.
Por drejtuesit e Vllaznise kane nderhyre menjehere ne merkato duke afruar ne ekip nje lojtar te ri. Ende nuk eshte e qarte se kush eshte ky basketbollist, por te pakten nga seanca e sotme u duk se kishim te benim me nje sportist cilesor.
Siç e shikoni edhe ne foto, ky eshte lojtari i afruar se fundi dhe ai ka zhvilluar seancen e pare stervitore me ekipin shkodran.
Megjithate gjendja dhe niveli i tij do te shihen me mire ne miqesoren e neserme ndaj Prizrenit. Vllaznia kerkon me çdo kusht te fitoje titullin kampion sivjet dhe per kete arsye, drejtuesit nuk po ndalen ne perpjekjet e tyre per te patur nje skuader sa me te forte./SHKODRA-SPORT.COM/