Gjithçka gati për sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore, atë në mes Vllaznisë dhe Skënderbeut që do të startojë në orën 13:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia ka bërë gati edhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Keshtu ne porte do te jete si zakonisht malazezi Bojan Zogoviç.

Katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta qe do te luaje ne te djathte e Isaevski ne te majte nderkohe qe ne qender do te luaje dyshja Adili- Imami.

Treshja e mesfushes do te jete e perbere nga Krymi, Marku dhe Jonuzi. Nderkohe treshja e repartit ofensiv do te formohet nga Imeri, A.Hoxhaj dhe Dilaver.

Me kete formacion Vllaznia do te synoje fitoren per te ruajtur distancen me ndjekeset ne krye te renditjes por edhe per te siguruar qe sot titullin simbolin “kampion i dimrit”.