Pasi u mbyll sezoni futbollistik në Itali, sulmuesi i Kombëtares Armando Vajushi u largua nga Avelino ku ishte i huazuar për t’u rikthyer te skuadra e tij, Pro Verçeli, por mesa duket asgjë nuk është e sigurt për të ardhmen e tij.

Në një prononcim për mediat italiane, drejtori sportiv i Pro Verçelit, Masimo Varini ka folur për sulmuesin shqiptar, për të cilin thotë se ka shumë oferta nga klube të tjera dhe vështirë që ai të qëndrojë në klub.

“Sa i përket Vajushit, nuk mendoj se do të qëndrojë te Pro Verçeli edhe pse është rikthyer nga huazimi.

Ka shumë oferta për të dhe këtë gjë ma ka thënë vetë menaxheri i tij. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, u shpreh Varini. /Vipsport/