Vllaznia mbylli sezonin e saj ne Abissnet Superiore, duke u renditur ne vendin e peste ne tabelen e klasifikimit ne kuoten e 55-pikeve. Shkodranet e mbyllin sezonin me nje bilanc te nje niveli mesatar, teksa ne 36 ndeshje te luajtura, kane marre 13 fitore, 16 barazime dhe 7 humbje.

Kuqeblute jane mbreterit e barazimeve ne kete sezon ne gjithe kampionatin shqiptar, teksa barazime nuk ka askush me shume se ata.

Ne kete sezon, sulmi i Vllaznise arriti te shenoje 47 gola dhe mbrojtja pesoi 38 gola. Keshtu, golashenuesi me i mire i ketij sezoni per shkodranet, eshte Liridon Latifi, i cili shenoi 12 gola. Pas tij, vijne Ante Aralica me 10 dhe Victor Da Silva me 8.

Te tre keta futbolliste jane treshja me e rendesishme e Vllaznise ne repartin e avancuar, teksa mbetet per t’u pare se si do te paraqiten ne ndeshjen ndaj Laçit per finalen e Kupes se Shqiperise, ndoshta ndeshja me e rendesishme e ketij sezoni per shkodranet.
Maringlen ZHIVANI