
Pasditja e së shtunës do të dhurojë një sfidë shumë interesante për kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të ndeshen dy ekipet më të mira të vendit, Vllaznia dhe kamza Basket. Objektivi I ekipit shkodran padyshim do jetë fitorja e cila nëse do arrihej do ishte e 10-ta rradhazi për të, dhe njëkohësisht do përforconte pozitat e tij në krye të renditjes. Këtë gjë e ka thënë edhe vetë trajneri I tij Bledar Gjeçaj në një prononcim për gazetën
www.shkodrasport.com një ditë para ndeshjes. “Jemi të motivuar për të bërë më të mirën edhe në këtë ndeshje. Natyrisht që do kërkojmë fitoren sepse përderisa e kemi mundur në Tiranë, sigurisht që duhet ta mundim edhe në Shkodër. Nëse e arrijmë, do të hidhnim një hap të rëndësishëm në rrugën tonë të pretendimeve dhe thuajse do të siguronim vendin e parë para fazës së play-off-it. Skuadra ka rritje, tashmë mes sportistëve nuk ka shumë diferenca dhe prandaj do kërkojmë suksesin. Fitorja me Kamzën do të na siguronte fitoren e 10-të rradhazi në 10 ndeshje të luajtura dhe besoj se ky do të jetë një rekord për basketbollin shkodran”.Optimist per fitoren ndaj Kamza Basket eshte shfaqur edhe njeri nga basketbollistet titullare te ketij ekipi malazezi Nikolla Xhokoviç qe per gazetën tone do te shprehej: “E kemi vlerësuar shumë këtë ndeshje dhe besojmë tek fitorja. Edhe unë premton të bëj më të mirën për skuadrën por edhe për të kënaqur tifozët e shumtë që po më mbështesin mua personalisht por edhe skuadrën”. Ndeshja Vllaznia- Kamza Basket do të zhvillohet të shtunën në orën 18.00 në pallatin e sportit “qazim Dervishi” dhe pritet të ndiqet nga një numër I madh tifozësh shkodranë për vetë rëndësinë që ka kjo ndeshje por edhe për ecurinë shumë të mirë të ekipit të Vllaznise.
Gjergj KOLA