Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro ka zbuluar se pse nuk flasin për rivalin më të madh të vëllait të saj – Lionel Messin, në shtëpi.

Portugezi dhe argjentinasi kanë pasur një nga rivalitetet më të mëdha sportive për më shumë se një dekadë tani. Ata konsiderohen si dy lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Rivaliteti i tyre ishte në kulmin e tij kur Cristiano Ronaldo luajti për Real Madridin dhe sulmuesi argjentinas ishte te Barcelona. Duke qenë se dy klubet janë edhe kundërshtarë të përjetshëm, rivaliteti mes tyre ishte edhe më i theksuar.

Megjithatë, në shtëpi, Ronaldo dhe familja e tij nuk e përmendën kurrë emrin e sulmuesin e Inter Miamit. Motra e tij Katia shpjegoi se shtëpia është hapësira e sigurt e ikonës portugeze, kështu që ata nuk flasin për botën e jashtme.

“Ne nuk flasim për Messin në shtëpi. Cristiano e di që ka qetësi nga kjo gjë. Dhe se kur kalon nga dera nga jashtë, ai nuk dëgjon për të (Messin). Këtu ai rimbush të gjitha bateritë e tij”, deklaroi ajo.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë thyer rekorde të shumta ndër vite, duke fituar të gjithë titujt kryesorë individualë dhe ekiporë mes tyre. Ata kanë shënuar mbi 1600 gola për klubin dhe vendin dhe kanë fituar 13 Topa të Artë.

Ndërsa ata lundrojnë në muzgun e karrierës së tyre, rivaliteti i tyre do të mbahet mend për një kohë të gjatë. /Telegrafi/