Nga Endri ÇINARI

Brajan Gruda është një nga talentet më premtues të futbollit jo vetëm në Gjermani, por në mbarë Europën. 19-vjeçari që aktivizohet në rradhët e Mainz, po zhvillon sezonin e tij të parë të plotë si profesionist. Dhe duke lënë një përshtypje mjaft pozitive dhe që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Sulmuesi me origjinë shkodrane, por që aktualisht është pjesë e Gjermanisë u-21 nga ndeshja në ndeshje po tregon rritje të nivelit. Këtë e tregon edhe një statistikë e nxjerrë nga Football Talent Scout, për lojtarët U-21 ose më pak vjeç në Europë. Sipas kësaj faqeje, Gruda renditet mes më të mirëve të Europës nga kji grup moshë për pasimet deçizive për ndeshje.

Statisikat janë marrë për lojtarë që i kanë marrë mbi 500 minuta aktivizim këtë sezon dhe që janë në 5 ligat më të mira në Europë. Kështu mëngjërashi ka 2.4 pasime deçizive për ndeshje.

Përpara tij qëndron një tjetër lojtar që luan në Bundesliga, Writz i Leverkusen me 2.8 pasime. Doku i Manchestet Cityt me 2.6, njësoj si belgu është edhe Elliot i Liverpool me 2.6 pasime deçizive për ndeshje.

2.5 pasime numëron Simons i Leipzig e ndërsa në barazim me Gruden janë Pedri i Barcelones dhe Soule i Frosinones me nga 2.4 pasime për ndeshje. Një vlerësim me të vërtetë i madh për shkodranin që renditet mes talenteve më të mirë në kontinent dhe që tregon shumë për cilësitë dhe të ardhmen e ndritur që e pret lojtarin e Mainz./SHKODRASPORT.COM/