Ndeshja Vllaznia- Kastrioti do te luhet sot ne oren 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe nderkohe eshte mesuar edhe emri i arbitrit qe do ta drejtoje ate.
Behet fjale per arbitrin e kolegjiumit te Tiranes Ardian Beqiraj. Ai ka disa jave qe nuk e arbitron Vllaznine dhe ne Shkoder presin nje arbitrim korrekt prej tij.
Nderkohe mesohet se ndeshja më rëndësishme të sezonit që mund të vendosë titullin kampion i besohet arbitrit Olsid Ferataj.
Në ndeshjen tjetër po aq delikate mes Tiranës dhe Laçit, kryesor do të jetë Kreshnik Cjapi nga Fieri, ndërsa asistentë të tij Orges Grabova dhe Enea Pashaj. ndërsa në Kukësi-Bylisi do të gjykojë Kreshnik Bajramaj.