Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia katër ndeshje pa fitore. Do tentojë ta arrijë në Kamëz

Vllaznia katër ndeshje pa fitore. Do tentojë ta arrijë në Kamëz

Plot katër ndeshje i janë bërë Vllaznisë që nuk fiton. Të parën dhe të vetmen në këtë kampionat e ka arritur pikërisht në javën e parë të tij, në ndeshjen e luajtur në Fier ndaj Lushnjës ku triumfuan me rezultatin 2-0. U duk një nisje e mbarë e kuqebluve dhe u shpresua për të tjera fitore por deri më sot nuk ka një fitore të dytë të arritur.

Vetëm dy barazime dhe dy humbje në këto katër ndeshjet e fundit dhe kjo situatë e krijuar ka mërzitur edhe tifozët që e kanë braktisur skuadrën shkodrane. Për këto arsye skuadra është fokusuar shumë tek takimi i rradhës me Kamzën. Ndonëse në pamje të parë është shumë i vështirë, për më tepër që kamzalinjtë vijnë pas një fitore shumë të rëndësishme që kanë arritur në Gjirokastër, shkodranët duken të vendosur për të marrë një rezultat pozitiv. Pse jo edhe fitoren. Çka do të ishte një rikthim tek ajo pas plot 5 ndeshjesh por do të ishte një rikthim i rëndësishëm sepse do të vinte në prag të një kalendari shumë të vështirë teksa do të përballen njëri pas tjetrit me tre ekipet pretendente, Partizanin, Kukësin dhe Skënderbeun.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments